Barazim në minutën e 99-të, mbrojtësi i Tiranës: Dikush nuk e do këtë ekip

Futboll

Barazim në minutën e 99-të, mbrojtësi i Tiranës: Dikush nuk e do këtë ekip

Më: 31 mars 2019 Në ora: 13:39
Barazim në minutën e 99-të, mbrojtësi i Tiranës: Dikush nuk e do këtë ekip

Tiranës i iku fitorja nga duart ditën e djeshme ndaj Laçit, teksa u barazua vetëm në minutën e 99-të, pas 6 të akorduara nga gjyqtari, dhe një mesazh për këtë takim e ka edhe mbrojtësi Eni Imami.

Në një postim në Instagram, Imami shpret se dje fitorja ishte detyrim për Ali Memën, e i vjen keq për atë që ndodhi, sepse ndoshta dikush nuk e do Tiranën, siç shprehet ai.

“Më vjen keq për ça ndodhi dje sepse ishte detyrim fitorja, jo për pozicionin që kemi, as për veten ton, por për nder të një njeriu që ka bërë historinë për Tironën ishte minimumi që mund të bënim. E kërkuam, ishim dominues, por është shumë e vështir. Ndoshta dikush nuk na do, dikush s’na respekton mundin dhe djersën, dikush s’e do këtë skuadër. Është shumë e thjesht, na lini të bëjmë punën tonë. Nuk duam as ndihmë as dashakeqsi. I dalim për Zot vet vetes ton. JEMI KLUBI MË I MADH NË HISTORINË E SHQIPËRISË. Këtë mos e harroni kurrë.” – shkruan në postimin e tij Imami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat