Prezantohet projekti i ‘Santiago Bernabeut’, çfarë stadiumi madhështor

Futboll

Prezantohet projekti i ‘Santiago Bernabeut’, çfarë stadiumi madhështor

Më: 2 prill 2019 Në ora: 15:55
Stadiumi “Santiago Bernabeu”

Real Madrid shumë shpejt do të ketë një stadium modern.

Florentino Perez ka lansuar publikisht fillimin e punimeve për rikonstruksionin e stadiumit “Santiago Bernabeu”, i cili është hapur më 14 dhjetor të vitit 1947.

Kostoja e këtij projekti është 575 milionë euro dhe presidenti i “Los Blancos” bëri me dije se synon që në 30-35 vitet e ardhme këto shpenzime të kthehen në të ardhura në klub.

Puna do të shtrihet në 3.5-4 vite, ndërsa stadiumi do të jetë tërësisht i mbuluar, me një çati që mund të hapet në mesin e fushës për 15 minuta.

“Ky është vendi ku madrilenët kanë gëzuar për 117 vite histori. Këtu kemi filluar të ëndërrojmë të bëjmë Realin klubin më të admirueshëm në botë. Ne kemi investuar 500 milionë euro që nga viti 2000, 269 milionë në ‘Bernabeu’ dhe 231 milionë në Valdebebas”, tha presidenti Perez në prezantimin e projektit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat