Llapi vazhdon me fitore në drejtimin e Batatinës! Drita demolon KEK-un

Futboll

Llapi vazhdon me fitore në drejtimin e Batatinës! Drita demolon KEK-un

Nga: Kemajl Goca Më: 3 prill 2019 Në ora: 15:56
Pamje nga ndeshja Llapi-Ferizaj

Llapi nga Podujeva arkëtoi edhe tri pikë të vlefshme në luftë për titullin e kampionit, kurse për Ferizajn është humbje e rendë dhe që e fut në pozicion të palakmueshëm për të mbetur në elitë. Llapi fiton me rezultat 2:0 ndaj Ferizajt, në ndeshjen që u luajt në stadiumin "Zahir Pajaziti".  Është ndeshja e dytë rresht që e fiton Tahir Batatina prej se është rikthyer kryetrajner te Llapi. Llapjanët ngritën përkohësisht në vend të dytë me 54 pikë, duke lënë pas Prishtinën me 53 dhe kanë dy me pak se lideri Feronikeli.
Në një ndeshje me mjaft raste, u shënuan gjithsej dy gola. Llapjanët në 45 minutat e parë siguruan edhe fitoren me golat që u realizuan nga Ahmed Januzi në minutën e tretë dhe Festim Alidema (41’).

Ferizaj është në pozitën e 10-të me 25 pikë pas 25 jave.Drita nga Gjilani, kampion në fuqi, duket se e ka ‘blinduar’ vendin e katërt dhe ka 45 pikë, 11 më shumë se Gjilani dhe Drenica. Drita para shikuesve të vet shënoi fitore me rezultat 4:0 kundër KEK-ut nga Kastrioti. Klubi gjilanas nuk tregoi fije respekt për të fundosurin dhe kësisoj ndali tri pikë të mëdha.

Superliga

Drenica-Gjilani    0:0

Drita-KEK-u  4:0

Llapi-Ferizaj 2:0

Trepça '89-Flamurtari      1:0

Tabela

1. Feronikeli  24   17   5    2    43:10     56  

2. Llapi  25   17   3    5    41:15     54  

3. Prishtina   24   16   5    3    35:9      53  

4. Drita  25   14   2    9    41:26     44  

5. Drenica    25   9    7    9    32:24    34  

6. Gjilani      25   9    7    9    22:28    34  

7. Trepça 89 25   8    8    9    29:31     32  

8. Ballkani    24   8    5    11    23:28    29  

9. Flamurtari 25   7    8    10   23:30    29  

10. Ferizaj    25   7    4    14   18:30     25  

11. Liria  24   7    3    14   24:39    24  

12. KEK-U     25   0    1     24   20:81     1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat