Aubameyang paraqitet nga “hëna”, ende po qesh me harkimin e Shkodran Mustafit

Futboll

Aubameyang paraqitet nga “hëna”, ende po qesh me harkimin e Shkodran Mustafit

Më: 4 prill 2019 Në ora: 12:56
Arsenal ne aksion

Sulmuesi gabonez e ka ngacmuar mbrojtësin shqiptar në rrjetet sociale, duke i thënë atij se ende është duke qeshur me harkimin e tij të tmerrshëm, i cili u vlerësua si njëri prej më të dobëtive në histori të Premierligës

Pierre-Emerick Aubameyang është duke qeshur ende me mënyrën se si harkoi Shkodran Mustafi në ndeshjen e së hënës mbrëma ndaj Newcastle Unitedit, të cilën Arsenali e fitoi me rezultat 2:0 falë golave të Aaron Ramsey e Alexandre Lacazette.

Edhe pse kanë kaluar tri ditë tashmë, futbollisti nga Gaboni e ka bërë një postim në Insastory, ku e ka ngacmuar futbollistin shqiptar, derisa sulmuesi i rrezikshëm shihet duke buzëqeshur nga harkimi i Mustafit.

Harkimi i futbollistit shqiptar u konsiderua si njëri prej më të dobëtëve në histori të Premierligës, ndërsa në rrjetet sociale nisën shakatë, duke e kërkuar topin madje deri në hënë.

26 vjeçari po luan në ndeshjet e fundit në krahun e djathtë, ndërsa krosimi i tij nuk do të harrohet lehtë.

“Ende jam duke qeshur më harkimin tënd, vëlla”, ka shkruar 29 vjeçari, i cili vendndodhjen e ka bërë “Në hënë”.

Mustafi ia ka kthyer Aubameyangut, duke i thënë se me siguri më shumë e ka zbavitur harkimi i tij sesa spektakli i Drake.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat