United dhe dy alarmet kundër zjarrit që mund t'i kushtojnë Champions-in

Futboll

United dhe dy alarmet kundër zjarrit që mund t'i kushtojnë Champions-in

Më: 4 prill 2019 Në ora: 18:48
Ole Gunnar Solskjær

Çfarë ka më mirë se nje dremitje disa orë para një sfide të rëndësishme? Ky ka qenë plani i Manchester United para transfertës delikate në fushën e Wolves, por gjërat nuk kanë shkuar si duhet. Në hotelin ku qëndronin "Djajtë e Kuq" ka patur shumë lëvizje dhe pasojat janë parë në fushë. Kjo "shaka" mund t'i kushtojë kualifikimin në Champions skuadrës së Solskjaer. 

Sipas "Daily Mail", pasditja e së martës ka qenë problematike për United: alarmi kundër zjarrit i "Mount Hotel Country Manor" ka rënë dy herë, duke ndërprerë pushim para ndeshjes të skuadrës, që është dukur më e lodhur se zakonisht në fushë. 

Pogba me shokë janë regjistruar në orën 21:00 të mbrëmjes së të hënës në hotel, por pushim i drekës së të martës ka shkuar keq. Alarmi kundër zjarrit, në fakt, ka rënë në 14:30 dhe më pas në 15:00.   

Personeli i hotelit ka kërkuar falje, por kjo nuk e ka ndihmuar ekipin, që para ndeshjes me Wolves ka humbur edhe Marcus Rashford, i kthyer në shtëpi për shkak të gripit dhe problemeve në kavilje. 

United ka kaluar në avantazh me Scott McTominay (13'), por dhjetë minuta më vonë ka ardhur goli i barazimit i  Diogo Jota. Pas kartonit të kuq të marrë nga Ashley Young (57') dhe autogolit të  Smalling (77'), United ka qenë i detyruar të largohet nga "Molineux Stadium". 

Një rezultat ky që ka bërë United të zbresë nga vendi i katërt në renditje në të gjashtin dhe t'i largohet akoma më shumë Champions-it. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat