Paçaradës me Sandhausenin iu rrëshqiti fitorja nga duart  

Futboll

Paçaradës me Sandhausenin iu rrëshqiti fitorja nga duart  

Nga: Kemajl Goca Më: 6 prill 2019 Në ora: 15:42
Paçaradës me Sandhausenin iu rrëshqiti fitorja nga duart  

Sekondat e fundit të kohës shtesë e ndanë nga fitorja Sandhausenin e mbrojtësit të kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada. Sandhausen si vendas barazoi me rezultat 1:1 me Paderbornin.

 Në minutën e 17-të, futbollisti Kister goditi bukur me kokë dhe shënoi për epërsinë e Sandhausenit. Kur pritet se Sandhausen do të dal fitimtar, referohet penallti për mysafirët, pasi që futbollisti Guede e ndali topin me dorë. Klement ka qenë i saktë nga penalltia dhe barazoi shifrat 1:1 në minutën e 90+ 4.

Paçarada u paraqit i plotë, dha maksimumin, por fati nuk iu buzëqeshi, duke lëshuar fitoren nga duart në çastet e fundit, kurse për Paderbornin luajti Klaus Gjasula dhe u zëvendësua në minutën e 61-të. Pas 28 jave në Bundesliga II Paderborn mban vendin e katërt me 45 pikë, kurse Sandhausen është i 15-ti me 27 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat