Nuk u ngrit asnjëherë nga stoli, Kukësi shkarkon direkt trajnerin

Futboll

Nuk u ngrit asnjëherë nga stoli, Kukësi shkarkon direkt trajnerin

Më: 6 prill 2019 Në ora: 18:33
Nuk u ngrit asnjëherë nga stoli, Kukësi shkarkon direkt trajnerin

Ramazan Ndreu nuk do të jetë më trajner i Kukësit pas humbjes ndaj Kastriotit. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi verilindor nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

Shkaku i shkarkimit të teknikut krutan është se ai ishte inaktiv në pankinë në sfidën ndaj Kastriotit dhe nuk e menaxhoi siç duhet lojën.

Njoftim i Klubit!

FK Kukësi njofton se, pas humbjes sot në Fushë Krujë me rezultatin 2 – 1 me KS Kastriotin, shkarkohet trajneri Ramazan Ndreu . Ndreu nuk menaxhoi si duhet lojen dhe ishte shumë inaktiv në pankinë. Trajneri ka patur mbështetje maksimale nga klubi dhe Presidenti, por humbja e sotme e ngarkon me përgjegjësi të plotë. Në vijim do kemi komunikime të tjera me publikun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat