Gjilani ka bërë një sqarim në faqen zyrtare para derbit ndaj Dritës.
Gjilanasit kanë sqaruar se biletat kanë barkod, derisa është konfirmuar edhe orari se kur dalin në shitje.
“Pas disa keqkuptimeve në mediumet tona për biletat të cilat do dalin në shitje sot rreth orës 18:00, SC Gjilani ju informon se në bileta gjindet gjithashtu edhe barkodi.
SC Gjilani gjithashtu i falemnderon gjitha mediumet për bashkëpunimin e tyre”, shkruan Gjilani.