Van Dijk: Çdo pikë e humbur, çdo rrëshqitje, mund të jetë fundi i ëndrrës për titull

Futboll

Van Dijk: Çdo pikë e humbur, çdo rrëshqitje, mund të jetë fundi i ëndrrës për titull

Më: 8 prill 2019 Në ora: 18:07
Van Dijk

Van Dijk beson se me këmbë në tokë, me paraqitje të mira si deri më tani – Liverpooli mund të shpërblehet në fund të sezonit.

Liverpooli dhe Manchester City janë duke luftuar javë pas jave për titullin e kampionit në Premierligë.

“Reds” aktualisht janë në pozitën e parë me 82 pikë, 2 më shumë se Manchester City, por skuadra e Pep Guardiolës ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Mbrojtësi në top formë i skuadrës së Jurgen Klopp, Virgil van Dijk, në konferencë para ndeshjes me Porton në Ligën e Kampionëve, është pyetur edhe për situatën në Premierligë.

Ai ka kërkuar nga shokët e skuadrës që të jenë të fokusuar dhe të tentojnë t’i fitojnë ndeshjet e tyre të mbetura, në mënyrë që në fund të sezonit, të shpërblehen ndoshta me titullin e kampionit, trofe që i mungon që 29 vite.

“E dimë se çdo pikë e humbur, çdo rrëshqitje, mund të jetë fundi i ëndrrës për titull, kështu që ajo çfarë ne duam të bëjmë është të fokusohemi në atë çfarë kemi para. Nesër është Porto, më pas Chelsea. Është mënyra e vetme se si duhet të mendojmë dhe të tentojmë të veprojmë gjithashtu”, deklaroi Van Dijk.

“A mund të jetë ky viti i Liverpoolit? Shpresojmë, për këtë po ëndërrojmë të gjithë”, u përgjigj ai, duke shtuar: “Kemi qenë pak të pafat sepse edhe disa e ekipe në Ligë kanë qenë të mira gjithashtu”.

“Dy ekipe fantastike po luftojnë për titull dhe shpresoj që në fund të sezonit të ndodh diçka e mirë. Duhet të vazhdojmë të bëjmë punën tonë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat