James merr nënshtetësi spanjolle, a po kthehet në Madrid?

Futboll

James merr nënshtetësi spanjolle, a po kthehet në Madrid?

Më: 8 prill 2019 Në ora: 21:01
James Rodrigues

Rodriguez ka marrë nënshtetësinë e shumëpritur spanjolle dhe tani mbetet që t’i realizohet edhe njëherë dëshira, ta veshë përsëri fanellën e Realit.

27-vjeçari i Bayern Munich, James Rodriguez, i huazuar nga Real Madridi, ka marrë nënshtetësinë e shumëpritur spanjolle, raporton Gazeta Express.

Ai tani nuk do të cilësohet si një lojtar i huaj teksa klubet e La Ligas mund të regjistrojnë vetëm tre të tillë.

Ky është një lajm shumë i mirë për Realin, që thuhet se kërkon ta rikthejë në skuadër kolumbianin.

Madrid do të regjistrojë Vinicius Junior, Rodrygo dhe Eder Militao për sezonin 2019/20, që do të thotë se nuk do të ketë vend për një të huaj tjetër.

Tani që James ka pasaportë spanjolle, ai do të jetë në gjendje të rikthehet në klub dhe të regjistrohet si një lojtar Evropian.

E ardhmja e mesfushorit ofensivë te klubi gjerman është në dyshim, lajmet e së hënës nuk do t’i interesojnë vetëm Madridit, por gjithashtu edhe klubeve të tjera elitare që kanë shfaqur interes për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat