Kuvendojnë burrat e Kosovës, që as kërcënimet e Serbisë nuk e ndalen rrugën e tyre!

Futboll

Kuvendojnë burrat e Kosovës, që as kërcënimet e Serbisë nuk e ndalen rrugën e tyre!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2019 Në ora: 11:46
Kuvendojnë burrat e Kosovës, që as kërcënimet e Serbisë nuk e ndalen rrugën e tyre!

Vite të rënda, represioni i pushtuesit serb në të gjitha anët e Kosovës! Serbisë pushtuese çdo gjë i pengonte që ishte shqiptare! Vitet e 90-ta, vitet që kurrë nuk harrohen. Afrim Jashari, ish futbollist i Drenicës nga Skenderaj (KF Skenderaj) dhe prej njerëzve që dha shumë për futbollin e Kosovës, në profilin e tij ka postuar një fotografi që të emocionon shumë e të kujton kohën e këtyre burrave të mëdhenj të sportit e të kombit, që me shumë shokë punuan natë e ditë në realizimin e shtetësisë së Kosovës.

Agim Bytyçi, ish kryetari i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës, majtas dhe Ajet Shosholli, ish selektori i parë i Kombëtare së Kosovës, djathtas, kuvendojnë dhe kujtojnë kohërat e vështira. Dy burra me shumë shokë, që as kërcënimet e Serbisë nuk e ndalën rrugën dhe misionin e tyre.  

Agim Bytyçi dhe Ajet Shosholli, dy burra që dhanë shumë, sakrifikuan për futbollin. Ishin halë në sy nga regjimi kriminal serb, madje edhe shtypi i Beogradit disa herë i atakonte, duke i quajtur edhe separatistë! Bytyçi dhe Shosholli, me një armatë shokësh nuk u zmbrapsen asnjëherë, nuk u tremben kurrë nga kërcënimet e vazhdueshme të sigurimit shovenist serb!

Burrat që dhanë shumë, Ajet Shosholli vazhdon ende kontributin në futbollin tonë, është drejtor sportiv në FC Trepça, kurse Bytyçi është në pension. Emrat apo burrat që nuk harrohen!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat