Shosholli i pikëlluar: Shime ishte drejtor derisa unë si kryetrajner i Prishtinës...

Futboll

Shosholli i pikëlluar: Shime ishte drejtor derisa unë si kryetrajner i Prishtinës...

Nga: K. G. Më: 11 prill 2019 Në ora: 11:26
Ajet Shosholli majtas i pari, Ramadan Cimili, Shinasi Berisha dhe Agim Cana

Ajet Shosholli, trajner i mirënjohur, është i pikëlluar me vdekjen e ish gjyqtarit ndërkombëtar Shinasi Berisha dhe një kohë të ndjerin e ka pasur edhe drejtor në KF Prishtina në vitet e kohës së okupimit, kohës më të vështirë kur sulmoheshin nga të gjitha anët nga pushtuesi serb.  
“Komuniteti sportiv, posaçërisht shoqata e referëve humbi një ndër referët më të mirë që ka pasur Kosova.
Ishte kënaqësi që një kohë të gjatë ishim bashkëpunëtorë të ngushtë në KF Prishtina, pikërisht prej vitit 1991 deri në vitin 2000, Shime ishte drejtor derisa unë si kryetrajner i Prishtinës.
Gjithashtu prej vitit 1991 ishim së bashku në Federatën e parë të Futbollit të Kosovës, ai si kryetar i shoqatës të referëve derisa unë isha seleksionues i Kosovës.
Bashkëpunimi ka qenë shumë korrekt dhe profesional. 
Ngushëllime së pari familjes së tij dhe gjithë komunitetit sportiv. Të qoftë dheu i lehtë miku i im Shenasi Berisha”, shkruan Shosholli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat