Babai: Ja në cilën skuadër do të luajë Neymar në sezonin e ri - Bota Sot
Babai: Ja në cilën skuadër do të luajë Neymar në sezonin e ri

Futboll

Babai: Ja në cilën skuadër do të luajë Neymar në sezonin e ri

Më: 12 prill 2019 Në ora: 11:47
Neymar

Neymar nuk dëshiron të largohet nga PSG.

Kështu ka deklaruar babai i futbollistit brazilian, duke iu bë thirrje tifozëve të PSG se mund të “flenë të qetë”.

Neymar në vitin 2017 për 222 milionë euro iu bashkua PSG-së nga Barcelona, dhe menjëherë në vitin 2018 kanë nisur spekulimet për të ardhmen e tij.

Është raportuar shumë se Neymar nuk është i lumtur në Francë, dhe një rikthim në Spanjë është konsideruar gjithmonë.

“Kontrata me PSG-në është e gjatë”, ka deklaruar babai i Neymar.

“Ne jemi vetëm në sezonin e dytë dhe nuk ka përfunduar asgjë akoma. Ne kemi një kontratë, dhe nuk kemi arritur as në gjysmë të rrugës”.

“Neymar nuk dëshiron të largohet nga PSG, ai dëshiron të mbetet në klub për t’i ndihmuar në fitimin e titujve”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...