Kroos hedh poshtë zërat për largimin e tij nga Real Madrid

Futboll

Kroos hedh poshtë zërat për largimin e tij nga Real Madrid

Më: 12 prill 2019 Në ora: 17:00
Toni Kroos

Mesfushori gjerman, Toni Kroos, ka hedhur poshtë mundësinë se ai mund të largohet nga Real Madrid në fund të këtij edicioni.

Shumë zëra kanë larguar mesfushorin nga ‘Santiago Bernabeu’, por ky i fundit ka thënë se këto raportime janë absolutisht të pavërteta.

Gjermani i cili luajti në 35 ndeshje këtë edicion me Real Madrid, nuk tregoi paraqitjet që jemi mësuar të shohim nga ai, mirëpo, i nervozuar mohoi zërat për largimin nga Madridi.

Pas raportimeve të ‘As’ gjatë ditës së premte se rrugëtimi i Kroos në Bernabeu ka marrë fund, ka ardhur edhe reagimi i lojtarit.

“Informacion absolutisht i pavërtetë” ka qenë reagimi i Toni Kroos për shkrimin e gazetës spanjolle, transmeton lajmi.net.

Numri 8 i Real Madrid ishte bashkuar me skuadrën në verën e vitit 2014 kur u transferua nga Bayern Munich, dhe që nga ajo kohë ai ka fituar tri Liga të Kampionëve, një La Liga dhe katër Kupa të Botës për Klube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat