Atletico humb betejën, dënimi qëndron për Costan – reagon Simeone: E tepruan!

Futboll

Atletico humb betejën, dënimi qëndron për Costan – reagon Simeone: E tepruan!

Më: 12 prill 2019 Në ora: 20:17
Diego Costa

Komisioni i Apelit pranë Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF)ka hodhur sot poshtë apelimin që skuadra e Atletico Madrid bëri për pezullimin prej 8 javësh që mori sulmuesi Diego Costa.

Apeli e ka konsideruar si të drejtë vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës një ditë më parë, duke mos falur asgjë. Kjo do të thotë që sulmuesi ka mbyllur sezonin.

Pas këtij vendimi të Apelit, ka reaguar trajneri Diego Simeone, që priste një ulje të dënimit. “Më duket tejet e tepruar. Nuk e kuptoj këtë vendim. Për ne është një goditje e rëndë”, u shpreh trajneri i Atletico Madrid.

Sulmuesi u pezullua pas fyerjeve dhe “sulmit” që i bëri gjyqtarit Dil Manzano, në ndeshjen e humbur 0-2 ndaj Barcelonës, në La Liga fundjavën e kaluar.

I pyetur nëse “Il Cholo” do të jetë sërish pjesë e skuadrës “colchoneros” edhe sezonin tjetër, Simeone u përgjigj: “Sigurisht që po. E dini se cili është mendimi im? Sot më shumë se kurrë ne duhet të kujdesemi për lojtarët tanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat