Paçarada me Sandhauseni e mposhtën rivalin direkt për mbijetesë 

Futboll

Paçarada me Sandhauseni e mposhtën rivalin direkt për mbijetesë 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 prill 2019 Në ora: 14:57
Paçarada

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada,  me sukses luajti për Sandhausenin, e cila para shikuesve të vet arkëtoi tri pikë të mëdha. Sandhausen shënoi fitore bindëse me rezultat 3:1 ndaj rivalit direkt për mbijetesë, Dynamos nga Dresdeni, në ndeshjen e javës së 29-të të Bundesliga II në futboll.

Zhirov (69'), Daghfous (72') e Wooten (79') shënuan për Sandhausenin dhe Berko (56') për Dynamon. Paçarada me Sandhausenin shkëlqyen në 20 minutat e fundit kur humbjen e shndërruan në fitore me rezultat 3:1.

Paçarada ka qenë kreatorë i shumë veprimeve, sidomos ka pasur shumë gjuajtje në drejtim të portës rivale, veçmas me sukses ka kryer edhe rivëniet nga këndi, duke i dhënë gjithnjë zjarr lojës së skuadrës së tij. 

Futbollisti shqiptar luajt standard dhe tregoi angazhim të pashoq. Sandhausen është në pozitën e 15-të me 30 pikë, ka tri me pak se Dynamo që gjendet dy pozita më lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat