Tottenham fiton pikë të plota në luftë për vend të tretë - Bota Sot
Tottenham fiton pikë të plota në luftë për vend të tretë

Futboll

Tottenham fiton pikë të plota në luftë për vend të tretë

Nga: K. Goca Më: 13 prill 2019 Në ora: 15:24
Ilustrim

Tottenham lufton me të gjitha forcat që të ruajë vendin e tretë deri në fund të kampionatit në Premier League, që siguron vizën për në garat e ardhshme të Champions League. Ata si vendas e mposhtën me rezultat 4:0 Huddersfieldin, në kuadër të javës së 34-të. Mbrojtësi nga Kosova, Florent Hadërgjonaj u paraqit i plotë për ekipin e Huddersfieldit, por pa forcë që të befasojnë vendasit.

Në minutën e 24-të,  futbollisti Victor Wanyama mori një top pranë 16-shit dhe me sukses kaloi edhe portierin dhe shënoi për 1:0, ndërsa tre minuta më vonë Lucas realizoi për 2:0. Lucas në fund të takimit kompletoi het-trikun, duke realizuar në minutën e 87-të dhe në atë të 90+3. Tottenham është në vend të tretë me 67 pikë, kurse Huddersfield është i fundit me 14 sosh, kështu që moti janë përshëndetur nga liga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...