Grushtohen futbollistët e Lyonit, pjesë e sherrit edhe ish ylli i Man Utd

Futboll

Grushtohen futbollistët e Lyonit, pjesë e sherrit edhe ish ylli i Man Utd

Më: 13 prill 2019 Në ora: 16:07
Mendy dhe Depay

Lyon u mund 2-1 në fushën e Nantes të premten mbrëma duke humbur shpresën për të arritur vendin e dytë në Ligue 1 që të kualifikon direkt për në Champions League.

Gjithsesi në këtë ndeshje u pa mungesa e katër lojtarë titullar, të cilët e nisën nga stoli ndeshjen.

Mediet franceze kanë mësuar se Mendy dhe Depay janë zënë me njëri-tjetrin në stërvitje para ndeshjes. Më vonë ka qenë Fekir dhe Marcelo që vijuar një tjetër sherr që u mbyll me grushte mes dy lojtarëve.

Klubi mori masa duke i lënë në stol të tre lojtarët, ndërsa Mendy ishte pushim për shkak dëmtimi.

Ditën e shtunë ka qenë trajneri Bruno Genesio që do të largohet nga Lyon në fund të këtij sezoni.

“L’Equipe” shkruan se trajneri ua ka komunikuar vendimin lojtarëve të tij dhe do të dalë në një konferencë për shtyp ku do e njoftojë publikisht se ai nuk do jetë trajneri i Lyon nga sezoni i ardhshëm.

Genesio e drejton këtë skuadër që nga dhjetori i vitit 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat