Llapi shënon fitore të madhe, 2 pikë larg liderit!

Futboll

Llapi shënon fitore të madhe, 2 pikë larg liderit!

Nga: K. G. Më: 13 prill 2019 Në ora: 17:30
Llapi shënon fitore të madhe, 3 pikë larg liderit!

Llapi nga Podujeva ka shënuar fitore të madhe dhe tani ngec vetëm dy pikë larg liderit Feronikelit dhe dy nga Prishtina që mban pozitën e dytë. Llapjanët triumfuan me rezultat 2:1 kundër Gjilanit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Në minutën e 22-të, Mentor Zhdrella shënon gol të bukur nga gjuajtja e lirë, ndërsa në pjesën e dytë (52’) Gjilani e ka barazuar rezultatin në 1:1 me një gol të bukur të shënuar nga Endrien Magani. Në minutën e 76-të, Valmir Veliu shënon për fitoren e madhe të llapjanëve me rezultat 2:1, të cilët janë në pozitën e tretë me 60 pikë, kurse Gjilani është i shtati me 35 pikë pas 27 jave në elitën e futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat