Allegri: Kemi marrë sinjale të mira për të martën

Futboll

Allegri: Kemi marrë sinjale të mira për të martën

Më: 13 prill 2019 Në ora: 18:30
Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri, ka folur për "Sky Sport" pas humbjes 2-1 të pësuar në fushën e Spal-it. 

"Doja ta  fitonim titullin sot, sepse ekipi bëri një paraqitje të mirë. Golin e dytë e kemi pësuar nga mungesa e eksperiencës. Kemi reaguar mirë në pjesën e dytë, por nuk kemi arritur të barazojmë", ka thënë Allegri. 

"Gozzi ka bërë një ndeshje të mirë edhe kur ka dalë Barzagli, ashtu si Kastanos. Kemi marrë disa sinjale pozitive për ndeshjen e së martës. Matuidi do të kthehet, Emre Can po përmirësohet, ndërsa duhet të shohim si do të shkojnë gjërat me Chiellini-n dhe Douglas Costa-n". 

"Kishim nevojë për lojtarë të motivuar, duhej të vlerësonim gjendjen e Cuadrado-s dhe Barzagli-t. Është për të ardhur keq që Cuadrado është jashtë listës së Champions-it. Jam i kënaqur me lojën dhe nuk besoj se meritonim humbjen".

"Dybala? Është një lojtar që përmirësohet sa më shumë që luan, edhe sot ka bërë shumë. Është argëtuar, nuk po kalonte një moment të mirë në aspektin psikologjik. Më ka dhënë një përgjigje të bukur dhe një sinjal shumë të mirë për të martën. Do të kemi nevojë për të gjithë". 

"Titujt apo rekordet? Për të fituar një titull mjafton edhe një pikë, ndërsa për të vendosur rekorde duhet të përqendrohesh vetëm tek ato. Të martën kemi një ndeshje Champions-i nqë vlen më shumë. Skuadra ka marrë rezultate të rëndësishme në ndeshjet direkte, për të fituar kampionatin duhet të fitosh 30 ndeshje dhe ne kemi arritur gjithmonë në kuotën e 90 pikëve", ka përfunduar Allegri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat