Skuadra e Manchester City do ta ketë përballjen e radhës me Crystal Palace, në rrugën për titullin e Premierligës.
Fitorja është domosdoshmëri për ‘Citizens’, të cilët janë në luftë për titullin në katër gara të ndryshme këtë edicion.
Por, një statistikë e frikshme për Pep Guardiolan po qarkullon në internet, para përballjes me Crystal Palace.
Guardiola ka fituar 23 nga 27 përballjet e tij me trajnerët anglez në Premierligë. I vetmi anglez që e ka mposhtur Guardiolan është Roy Hodgson.
Hodgson do të ketë sot drejtimin e skuadrës së Crystal Palace, ku do të synojë fitoren. Një fitore e tij do të ishte dhuratë e madhe për Liverpool.