Bayern Munich afër të nënshkruajë me sulmuesin gjerman

Futboll

Bayern Munich afër të nënshkruajë me sulmuesin gjerman

Më: 14 prill 2019 Në ora: 14:07
Bayern Munich

Skuadra e Bayern Munich duket se do ta transferojë super sulmuesin gjerman, gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli i Leipzig, Timo Werner, raportohet se ka refuzuar të vazhdojë kontratën e tij aktuale me skuadrën, dhe do të largohet në fund të sezonit.

Shefi i Leipzig, Oliver Mintzlaff ka konfirmuar se lojtari nuk do ta nënshkruaj kontratën e re, për tu larguar gjatë verës.

Kontrata e Werner skadon në vitin 2020 dhe skuadra nga Bundesliga po synonte të rinovonte me të, por një gjë e tillë do të jetë e pamundur.

“Ne duam të vazhdojmë kontratën e tij. Por, ai ka sinjalizuar se dëshiron largimin” ka thënë Mintzlaff për ‘Sky’. Favoritët për të nënshkruar me lojtarin, sipas ‘Bild’ shihet të jenë Bayern Munich, të cilët janë interesuar edhe më parë për lojtarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat