Zinedine Zidane do t’i largojë disa lojtarë nga Real Madrid me të përfunduar ky sezon.
Zinedine Zidane tashmë ka bërë llogaritë e tij për lojtarët që do të qëndrojnë dhe ata që do të largohen.
Trajneri francez i ka bërë me dije Marcos Llorentes se do të largohet në fund të sezonit nga Real Madrid, duke u huazuar te një skuadër tjetër.
“Marcos ka nevojë të luajë më shumë. Kjo do të jetë gjëja më e mirë për të”, tha fillimisht Zidane.
“Unë mbaj mend sezonin e kaluar kur ishte i huazuar te Alaves, kishte një sezon fenomenal, andaj mendoj se kjo është më e mira për të.”, ka shtuar më tej francezi.