Zhegrova ua mbyll gojën kritikëve - Bota Sot
Zhegrova ua mbyll gojën kritikëve

Futboll

Zhegrova ua mbyll gojën kritikëve

Më: 15 prill 2019 Në ora: 13:28
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova ka debutuar me sukses nga minuta e parë në fanellën e Baselit. Futbollisti kosovar është përfshirë në ekipin ideal të javës në Raiffeisen Super League të Zvicrës

Edon Zhegrova ua ka mbyllur gojën kritikëve.

Futbollisti kosovar ka debutuar me sukses nga minuta e parë për Baselin, në barazimin pa gola ndaj Grasshopperit fundjavën që shkoi.

Futbollisti ofanziv anësor ka shkëlqyer për gjigantin zviceran dhe ishte zgjedhur lojtari i ndeshjes.

Ndërsa, të hënën ai e ka fituar një tjetër epitet duke u futur në ekipin ideal të javës që shkoi në kampionatin zviceran.

Por, ai nuk është shqiptari i vetëm që e sheh veten në këtë ekip, pasi aty gjendet edhe sulmuesi i Xamaxit, Kemal Ademi, i cili e shënoi golin e fitores 1:0 ndaj Luzernit në udhëtim. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...