Conte tradhton Romën dhe Interin, merr drejtimin e klubit të madh gjerman - Bota Sot
Conte tradhton Romën dhe Interin, merr drejtimin e klubit të madh gjerman

Futboll

Conte tradhton Romën dhe Interin, merr drejtimin e klubit të madh gjerman

Më: 16 prill 2019 Në ora: 10:55
Conte

Antonio Conte mund të mos kthehet për të stërvitur në Serie A. Pavarësisht interesimit të Interit dhe Romës, në fakt, ish-trajneri i Juventusit mund të pranojë stolin e gjigantëve bavarezë, Bayern Munich.

Klubi nga “Allianz Arena”, i zhgënjyer nga puna e Niko Kovac, sidomos në Ligën e Kampionëve, po mendon seriozisht për ndryshimin e trajnerit. Sipas "Il Corriere dello Sport", kryesuesit e Bundesligës kanë menduar t’i bëjnë një ofertë të rëndësishme Conte.

Trajneri nga Salento, aktualisht nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, sepse preferon të vlerësojë me kujdes ofertat, pas pushimit traumatik nga drejtimi i Chelsea. Interi dhe Roma me siguri mund të shpresojnë, edhe pse zikaltrit, siç konfirmoi Marotta, mund të konfirmojnë në fund të sezonit trajnerin Spalletti. 

Nga ana e tyre, verdhekuqtë kryeqytetas nuk mund të ofrojnë garanci adekuate për një trajner si Conte. Ky i fundit, në anën tjetër, përveç një angazhimi milioner, kërkon një merkato dhe ekip shumë konkurrues, ndaj me siguri nuk do të pranonte shitjen e pjesëve më të mira çdo vit.

Pavarësisht nga kjo, sipas “Il Corriere dello Sport”, Roma e ka testuar këtë pistë dhe ka parë se Conte nuk i mbyll plotësisht dyert për të. Gjithsesi, ndjenja është se vajtja e tij në kryeqytet është e destinuar të mbetet vetëm një ëndërr e presidentit Pallotta. Pista më bindëse për të ardhmen e Conte është ajo që vjen nga Gjermania dhe mban emrin e Bayern Munich.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...