Pep Guardiola ka thënë se te Manchester City nuk ka ardhur për të fituar Ligën e Kampionëve.
Sukseset e trajnerit spanjoll janë duke u kontestuar, nëse ky i fundit nuk arrin titullin e Ligës së Kampionëve me Manchester Cityn.
Manchester City ka rezultat aspak të favorshëm nga ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve, ku është mposhtur 1:0 nga Tottenham Hotspur.
Para ndeshjes së kthimit, Guardiola ka deklaruar se te skuadra angleze nuk ka ardhur për të fituar Ligën e Kampionëve.
“Unë e di që njerëzit thonë se këtu kam ardhur për të fituar Ligën e Kampionëve, por unë këtu nuk kam ardhur për këtë, e them sinqerisht”, ka deklaruar Guardiola.“Kam ardhur këtu për të luajtur në mënyrën se si ekipi im është duke luajtur në 20 muajt e fundit”.