Nisin hetimet ndaj dyshes së Milanit Bakayoko-Kessie

Futboll

Nisin hetimet ndaj dyshes së Milanit Bakayoko-Kessie

Më: 16 prill 2019 Në ora: 17:24
Bakayoko dhe Kessie

Federata e Futbollit e Italisë (FIGC) ka nisur një hetim ndaj dyshes së Milanit, Tiemoue dhe Franck Kessie për sjelljen e tyre kundër Lazios.

U duk se ky rast u mbyll pasi gjyqësori sportiv i FIGC vendosi të mos i pezullojë dy mesfushorët kuqezi, për shkak se kishin bërë paradë me fanellën e Francesco Acerbit pas fitores së Milanit 1:0 kundër Lazios në Serie A, apo ta rishikojë incidentin.

Megjithatë, NASA tani raporton se prokurori i FIGC Guiseppe Pecoraro e ka nisur një hetim ndaj këtij incidenti menjëherë pasi e kuptoi vendimin.

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, bëri thirrje të hënën që Kessie dhe Bakayoko të ndëshkohen, duke i akuzuar ata për sjellje ofenduese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat