Befason Pep: S'kam ardhur te City për Champions-in, por për...

Futboll

Befason Pep: S'kam ardhur te City për Champions-in, por për...

Më: 16 prill 2019 Në ora: 18:32
Pep Guardiola

Manchester City do të presë Tottenham-in të mërkurën në mbrëmje në ndeshjen e kthimit të çerekfialeve të Champions League.  Lojtarët e Pep Guardiola do të duhet të përmbysin humbjen 1-0 të pësuar para një jave për të siguruar një vend mes katër më të mirave të kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube. 

Gjithsesi, trajneri i "Qytetarëve" nuk është dukur shumë i shqetësuar për këtë sfidë dhe në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ka bërë disa deklarata befasuese. Duket se Champions-i nuk ka shumë rëndësi për Guardiola-n.  

"Nuk kam ardhur këtu për të fituar Champions-in", ka thënë  trajneri katalanas. "Kam ardhur për të ndihmuar ekipin të luajë siç ka luajtur në 20 muajt e fundit, për këtë arsye jam këtu. Kam qenë te një klub i madh si Bayern dhe pas tre sezonesh kam fituar gjithçka përveç Champions-it. Ka qenë një dështim i madh. Çfarë mund të them?". 

"E pranoj, e di, duhet të bashkëjetoj me këtë mendim, por nuk është një problem i madh. Sigurisht, të motivon më shumë për ta fituar, por nëse nuk e fiton, atëherë duhet të pranosh se skuadrat e tjera kanë qenë më të forta. Për këtë arsye kam thënë shpesh se, për mua, Premier League është titulli më i rëndësishëm". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat