Sot zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Futboll

Sot zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Më: 17 prill 2019 Në ora: 09:35
Ilustrim

Vëllaznimi është nikoqir i Trepçës ’89, në një sfidë që pritet të jetë e zjarrtë në Gjakovë, duke ditur atmosferën që krijohet zakonisht atje, përcjellë Gazeta Olle.

Në Suharekë, Gani Sejdiu debuton në stolin e Ballkanit, duke u ndeshur me ish-skuadrën e tij, Feronikelin.

Takimi në Gjakovë drejtohet nga Genc Nuza, derisa Kreshnik Vula do të ndajë drejtësinë në duelin mes Ballkanit dhe Niklit.

Të dy ndeshjet fillojnë prej orës 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat