De Jong: Ishte më e vështirë ndaj Real Madridit!

Futboll

De Jong: Ishte më e vështirë ndaj Real Madridit!

Më: 17 prill 2019 Në ora: 09:43
De Jong

"Unë nuk e di nëse kjo është ndeshja më e mirë e jetës sonë, por gjithçka shkoi si duhet, - tha De Jong për “RMC Sport”. - Në Madrid ishte më e vështirë, sepse e kishim humbur ndeshjen e parë.

Juventusi është shumë i fortë, shumë i disiplinuar, por në pjesën e dytë kemi treguar potencialin tonë të vërtetë. Trajneri na kërkoi të bënim të njëjtat gjëra si zakonisht, të luanim topin dhe të zotëronim lojën.

A mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve? Ne jemi në gjysmëfinale, kemi një shans, por nuk jemi favoritë. Sigurisht, gjithçka është e mundur në këtë kompeticion".

Ajax do të përballet me Tottenham, ose Manchester City në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat