Klopp zbulon sekretin e fitores dhe ka një mesazh për Barçën - Bota Sot
Klopp zbulon sekretin e fitores dhe ka një mesazh për Barçën

Futboll

Klopp zbulon sekretin e fitores dhe ka një mesazh për Barçën

Më: 17 prill 2019 Në ora: 23:38
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka folur për "BT Sport" pas fitores 4-1 të marrë në çerekfinalen e kthimit kundër Porto-s. 

"Kemi luajtur më mirë në këtë sezon", ka thënë Klopp. "E dinim se nuk do ta kishim të lehtë këtu, por energjia e Porto-s ra në pjesën e dytë dhe ne mundëm të merrnim kontrollin e ndeshjes dhe të shënonim golat". 

"Tani kemi më shumë eksperiencë. Kemi patur ndeshje të vështira në transfertë dhe e dinim se nuk do të kishte asnjë ndryshim mes City-t dhe Roma-s sezonin e kaluar. Ishte një ndeshje e vështirë, por kemi arritur të kualifikohemi në gjysmëfinale". 

"Kjo do të jetë hera e parë për mua kundër Barcelona-s, me përjashtim të miqësoreve. E pres me padurim këtë sfidë", ka përfunduar Klopp.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...