De Jong: Finale kundër Barçës? Asnjë emocion, do ta eliminoja si Realin! - Bota Sot
De Jong: Finale kundër Barçës? Asnjë emocion, do ta eliminoja si Realin!

Futboll

De Jong: Finale kundër Barçës? Asnjë emocion, do ta eliminoja si Realin!

Më: 19 prill 2019 Në ora: 13:34
Frenkie de Jong

Frenkie de Jong, lojtari i Barcelonës nga sezoni i ardhshëm, mund të përballet me katalanasit në një finale hipotetike të Ligës së Kampionëve. Mesfushori i Ajax-it supozon se një finale kundër Barçës do të ishte e veçantë, por në të njëjtën kohë nuk do t'i interesonte se kë do të kishte kundërshtar. "Derisa të jem lojtar i Ajax-it, dua që kjo skuadër të fitojë", - u shpreh ylli holandezi për “Four Four Two”.

Përveç kësaj, De Jong shtoi: "Nuk do të kisha asnjë shqetësim dhe emocion në lidhje me përpjekjen për ta eliminuar Barçën, siç bëra edhe kundër Real Madridit". Duke folur për Barcelonën, ngjyrat e të cilës do të mbrojë që prej korrikut, kujton një anekdotë nga fëmijëria e tij: 

"Verën e viteve më parë shkova për të shikuar një miqësore të Barçës. Më kujtohet Ronaldinho, duke luajtur. Ishte tepër emocionuese që u ndodha atje, sepse e pashë drejtpërdrejt një lojtar si ai, duke luajtur”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...