A është normale, klubi u jep lojtarëve viagra

Futboll

A është normale, klubi u jep lojtarëve viagra

Më: 19 prill 2019 Në ora: 19:27
A është normale, klubi u jep lojtarëve viagra

Klubi argjentinas i Union Santa Fe, udhëton të mërkurën e ardhshme për në Ekuador, për një ndeshje në kupën Sudamerikana, kundër Independiente del Valle.

Më konkretisht, ndeshja do të luhet në qytetin e Kuitos, në një lartës 2850 metra mbi nivelin e detit, e cila është një fushë e vështirë dhe sfiduese, për cilëndo skuadër që e viziton, ku është e vështirë të mbushesh me frymë.

Kështu, siç raportojnë mediat nga vendi amerikano-latin, ekipi i Union Santa Fe, do i ndihmojë lojtarët e vet me… viagra. Është mjeku i klubit, Santiago Kalvo, ku për ESPN shpjegon edhe efektet e viagrës për lojtarët.

“Për mungesën e oksigjenit, ne kemi tuba me oksigjen për para dhe pas ndeshjes. Pjesë tjetër është edhe presioni nga atmosfera. Ky presion i shtuar zvogëlon arteriet dhe ul shkëmbimin e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit, dhe në këtë moment hyn në punë viagra. Ajo zgjeron enët e gjakut rreth mushkërive” – shprehet doktori i klubit argjentinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat