Eliminimi i Juves zgjidh ngërçin për datën e derbit të Torinos

Futboll

Eliminimi i Juves zgjidh ngërçin për datën e derbit të Torinos

Më: 19 prill 2019 Në ora: 21:22
Juventus

Eliminimi i Juventusit nga Liga e Kampionëve, ka zgjidhur njëkohësisht edhe një ngërç të krijuar mes bardhezinjve dhe klubit tjetër të qytetit, Torinos, në lidhje me datën e derbit mes tyre.

Kjo pasi fillimisht ishte vendosur për t’u luajtur më 4 Maj, datë kjo e kontestuar fort nga tifozët dhe klubi “granata”, për shkak së në këtë datë është 70-vjetori i tragjedisë së Superga-s. Megjithatë tashmë Liga italiane e futbollit vendosi përfundimisht që sfida të luhet të premten e 3 majit, një datë që përveç dakordësisë së bardhezinjve, mirëpritet edhe nga klubi i Torinos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat