Valverde pyetet për Messin, përgjigja e tij është epike

Futboll

Valverde pyetet për Messin, përgjigja e tij është epike

Më: 19 prill 2019 Në ora: 21:45
Lionel Messi

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka dhënë një përgjigje epike kur është pyetur për Lionel Messin.

Kur të gjithë mendonin se Messi po konsumohet pasi përfundoi në pozitën e pestë si më i miri në botë, argjentinasi u kthye për një nga sezonet më të mira të tij.

Ai po udhëheq Barcelonën drejt tripletës së radhës, ku ka arritur në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe veçse ka siguruar La Ligan.

Messi është realizatori më i mirë në top pesë ligat evropiane, dhe është asistuesi i dytë më i mirë.

Numri 10 i Barcelonës ishte fantastik edhe në ndeshjen e dytë kundër Man Utd, ku realizoi dy herë, dhe pas kësaj paraqitje duket se Valverde nuk ka më fjalë për argjentinasin.

“Do të doja që të kisha ndonjë koment për Messin, por çfarë mund të them për të?” ka thënë Valverde.

“Ai po thyen të gjitha rekordet. Ai bën publikun të pres diçka speciale nga ai, dhe pastaj ua jep atë” ka thënë tutje trajneri.

“Ne e dimë se çfarë është ai, çfarë do të thotë ai për të gjithë, dhe ne po e shijojmë atë” ishin fjalët e Valverde. Para fillimit të sezonit Lionel Messi kishte thënë se është koha që skuadra të kthehet tek triumfi në Ligën e Kampionëve dhe duket se është shumë afër ta bëjë këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat