Inter afër nënshkrimit me yllin e Man City - Bota Sot
Inter afër nënshkrimit me yllin e Man City

Futboll

Inter afër nënshkrimit me yllin e Man City

Më: 19 prill 2019 Në ora: 22:15
Foto ilustrim

Skuadra e Inter është shumë afër që të mbyllë marrëveshjen me yllin e Manchester City.

Mbrojtësi i krahut, Danilo, mund t’i bashkohet skuadrës ‘zi kaltër’ qysh në fund të këtij edicioni.

‘Sky Sport Italia’ dhe ‘Gazzetta dello Sport’ raportojnë se ‘nerazzurët’ kanë hapur bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit të Man City.

27 vjeçari iu bashkua skuadrës angleze në verën e vitit 2017 për 30 milionë euro, dhe skuadra nga Premierliga dëshiron të rikuperoj sa më shumë që mundën nga ajo shumë.

Kështu, një marrëveshje mes dy skuadrave do të mund të arrihej nëse ofrohen 20 apo 22 milionë euro për brazilianin, i cili ka edhe tri vite kontratë me ‘Citizens’.

‘La Gazetta’ në anën tjetër raporton se Inter veçse ka arritur marrëveshje personale me lojtarin, për katër vite, ku ai do të fitonte rreth 4 milionë euro.

Danilo e ka gjetur vetën të lënë anash nga Pep Guardiola, duke pasur vetëm 20 paraqitje këtë edicion.

Pozita natyrale e lojtarit është mbrojtës i krahut të djathtë, por është paraqitur edhe në krahun e majtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...