Juve u eliminua nga Champions League, Ronaldo nderohet me çmim

Futboll

Juve u eliminua nga Champions League, Ronaldo nderohet me çmim

Më: 19 prill 2019 Në ora: 23:46
Cristiano Ronaldo

Moment special të shtunën përpara ndeshjes Juventus-Fiorentina. Ndonëse u eliminua nga Champions League, një episod i veçantë që do të ketë për protagonist kryesor edhe një herë Ronaldon, është rezervuar në shtëpinë e bardhezinjve.

CR7 është përzgjedhur nga tifozët si futbollisti bardhezi më i mirë për muajin mars. Pas nxehjes që do të zhvillohet para ndeshjes në “Allianz Stadium”, Cristiano do të marrë nga njëri prej anëtarëve të Juventus, çmimin “Futbollisti më i mirë për muajin i akorduar nga EA”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat