Neymar rikthehet në fushë pas një dëmtimi të gjatë

Futboll

Neymar rikthehet në fushë pas një dëmtimi të gjatë

Më: 20 prill 2019 Në ora: 11:38
Neymar

Neymar e ka lënë pas dëmtimin e gjatë dhe nesër mund të kthehet në fushë, në ndeshjen kundër Monacos, ka bërë të ditur trajneri Thomas Tuchel.

Ylli brazilian nuk luan që kur dëmtoi gishtin në ndeshjen kundër Strasburgut më 23 janar, për Kupën e Francës. Autori i 13 golave në po aq ndeshje në Ligue 1 këtë sezon është rikthyer në stërvitje në fillim të prillit, por pa qenë i gatshëm të luajë.

"Duhet të presim, kemi edhe dy seanca stërvitore, por shpresoj", tha Tuchel.  "Neymar është stërvitur me skuadrën, ka punuar shumë. Në stërvitje e tregon qartë padurimin, nuk ka frikë, ndjen besim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat