Juventusi sot edhe matematikisht është shpallur kampion në Serie A.
Por shumë pak tifozë kanë dalë në qendër të Torinos për të festuar titullin e tetë radhazi, arsyeja mund të jetë zhgënjimi në Champions League .
Rreth 200 tifozë janë mbledhur në Piazza San Carlo duke festuar, por pjesa tjetër e qendrës së qytetit ka qenë thuajse e boshatisur.
Megjithatë festa do të ketë një datë të dytë, pikërisht atë të 19 majit kur do të luhet ndeshja e fundit e bardhezinjve dhe do të ngrihet trofeu.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe vitin e kaluar, kur tifozët janë mbledhur për paradën e lojtarëve në qendër të Torinos.
Megjithatë bie në sy një atmosferë ndryshe këtë vit për shkak të eliminimit të parakohshëm nga Champions League.