Ancelotti zbulon blerjen e parë, mbrojtësi anglez pranë Napolit

Futboll

Ancelotti zbulon blerjen e parë, mbrojtësi anglez pranë Napolit

Më: 21 prill 2019 Në ora: 14:09
Ancelotti

Mbrojtësi 28-vjeçar anglez Kieran Trippier, që luan në Premier League me skuadrën e Tottenham, është pranë transferimit te Napoli sezonin e ardhshëm. Sipas “The Sun”, skuadra që drejtohet nga trajneri Carlo Ancelotti kërkon të sjellë mbrojtësin e kombëtares angleze në Serinë A.

Edhe pse Trippier kushton shumë, kjo nuk do të ndalë skuadran napoletane të investojë te mbrojtësi i kombëtares angleze. Lojtari luan që prej vitit 2015 me Tottenham, por nuk aktivizohet rregullisht nga trajneri Pochettino (109 ndeshje e 2 gola në 4 sezone).

Trajneri Ancelotti beson se përvoja e Trippier, si në Premier ashtu dhe në arenën ndërkombëtare, do të ndihmojë Napolin të bëjë diferencën në fushë. Napoli kërkon të bëjë disa blerje cilësore në mënyrë që të rivalizojë me Juventusin në Serinë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat