Klopp flet pas fitores ndaj Cardiff, kjo është deklarata e tij

Futboll

Klopp flet pas fitores ndaj Cardiff, kjo është deklarata e tij

Më: 21 prill 2019 Në ora: 19:33
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp është shumë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Cardiff dhe lavdëroi lojtarët për paraqitjen në fushë.

Liverpool ka mposhtur skuadrën e Cardiffit me rezultatin 0-2, për të fituar tre pikët e ardhshme në Premierligë.

Wijnaldum shënoi gol në minutën e 57’të për të zhbllokuar rezultatin – ndërsa James Milner vulosi fitoren në minutën e 80’të pas golit nga penalltia

“Isha përgatitur për një ndeshje të vështirë, por djemtë ishin të pabesueshëm. Ishte e qartë, e vështirë për të gjithë ne”, tha fillimisht Klopp.

“Ne e dinim se duhej të qëndronim të duruar dhe të bënim gjërat e duhura. Djemtë nuk u frikësuan, ne patëm shanse të mrekullueshme në pjesën e parë, por e dinim se nëse do të vazhdonim, do të kishim mundësi tjera.”

“Ishte e shkëlqyeshme se si i shënuam golat. Pa dyshim se ishte penallti, ai e kap Salahin pesë ose gjashtë herë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat