Fillon shitja e biletave për ndeshjen e Kosovës me Bullgarinë - Bota Sot
Fillon shitja e biletave për ndeshjen e Kosovës me Bullgarinë

Futboll

Fillon shitja e biletave për ndeshjen e Kosovës me Bullgarinë

Më: 23 prill 2019 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Ka filluar shitja e biletave të ndeshjes Bullgaria – Kosova që do të zhvillohet në muajin qershor.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen kthyese me Bullgarinë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020. Sot, faqja zyrtare e ekipit kombëtar të Bullgarisë i ka publikuar edhe çmimet e biletave.

Ekipi kombëtar i Bullgarisë do ta presë ekipin kombëtar të Kosovës më 10 qershor, në orën 21:45, në stadiumin kombëtar “Vasil Levski”. Çmimet e biletave ndryshojnë prej gjashtë deri në 153 euro.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave u zhvillua me 25 mars dhe përfundoi me rezultat 1:1. Kjo ishte ndeshja debutuese e Kosovës në kualifikime për Kampionatin Evropian.

Këto janë çmimet e biletave:

Biletat për sektorin A – 20.45 euro

Biletat për sektorin B – 15.35 euro

Biletat për sektorin C dhe D – 6.15 euro

Biletat për sektorin VIP 1 – 143.40 euro

Biletat për sektorin VIP 2 – 51.15 euro

Biletat mund të blihen në: OMV, Orange Center, Office 1 Superstore, Postën e Bullgarisë, Qendra e Biletave në Pallatin Kombëtar të Bullgarisë për Kulturë, Arena Armeec dhe Technopolis.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...