Gattuso: Dua jargë nga goja e lojtarëve, ja pse darkova me Jorge Mendes - Bota Sot
Gattuso: Dua jargë nga goja e lojtarëve, ja pse darkova me Jorge Mendes

Futboll

Gattuso: Dua jargë nga goja e lojtarëve, ja pse darkova me Jorge Mendes

Më: 23 prill 2019 Në ora: 17:16
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso e thotë qartë: "Duhet që lojtarët të kenë jargë në gojë dhe të vrapojnë, ushtrojnë presion, sidomos sepse jemi përpara publikut tonë dhe është një spot i bukur për sportin në "San Siro". E shkuara është e shkuara, tani mendojmë për të tashmen".

Trajneri i Milanit e prezanton kështu gjysmëfinalen e kthimit ndaj Lazios. Në konferencë ai foli për faktin se "në këto 90 minuta ose më shumë, luhet sezoni. Në ndeshjen e vajtjes hasëm vështirësi, duhet të bëjmë paraqitje të madhe dhe lodhemi shumë. Luajnë edhe kundërshtarët, të mos harrojmë".

Sekreti është që "të mos pësojmë gol, pasi do të ishte tepër e vështirë". Gattuso më pas dha lajmin se "Paqueta mund ta nisë titullar, por do të pres deri në fund".

Sa i përket takimit të fshetë me Jorge Mendes, agjentin e Ronaldos, por edhe interesimin e Neëcastlle, sqaroi: "Darkoj shpesh me Mendes, e kam shumë mik. Flasim për futboll! Por, asnjë interesim apo bisedë për Neëcastlle".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...