Barcelona ka objektiva në La Liga, ja pse do të luajë deri në javën e fundit

Futboll

Barcelona ka objektiva në La Liga, ja pse do të luajë deri në javën e fundit

Më: 24 prill 2019 Në ora: 09:11
Barcelona

Barcelona mund ta “paketojë” titullin kampion që në këtë javë, por kompeticioni i La Ligës nuk mund të quhet i përfunduar për katalanasit. Duket se e gjithë vëmendja do të përqendrohet te “Kupa e Mbretit” dhe mbi të gjitha te Liga e Kampionëve, por jo vetëm. Kampionët e Barcelonës kanë shumë interesa të tjera për të luajtur deri në javën e 38-të dhe të fundit të kampionatit spanjoll. Njëra prej tyre është ndihma për Mesin në mënyrë që të fitojë “Këpucën e Artë”.

Argjentinasi ka arritur të shënojë 33 gola këtë sezon dhe udhëheq listën e golashënuesve në Europë, duke u ndjekur nga Kilië Mbape me 30 gola. Të dy kanë 5 javë për të luajtur deri në fundin e sezonit për të fituar trofeun individual. Leo e kërkon ta fitojë për herë të gjashtë në karrierën e tij dhe kjo ecuri pozitive deri në fundin e sezonit do t’i shërbejë për të vazhduar rrugën drejt “Topit të Artë”. Por nuk është vetëm Leo që luan me objektiva në këtë sezon. Luis Suarez ka qenë praktikisht gjithë sezonin pas shokut të tij si golashënuesi i dytë i kampionatit, por Benzema e parakaloi në ndeshjen e fundit. “El Pistolero” shënoi dje duke e barazuar, por do të kërkojë patjetër që ta ruajë këtë vend deri në fundin e kampionatit.

ZAMORA- Por ka shumë lojtarë të tjerë që u intereson ecuria pozitive në javët e fundit. Një prej tyre është Ter Sheten, i cili do të tentojë të fitojë çmimin “Zamora” si portieri më i mirë i kampionatit spanjoll. Prej vitesh e ka monopolizuar Jan Oblak, por nga ndeshjet e fundit mund të varet ky çmim për gardianin më të mirë të La Ligës. Nuk është portieri që ka pësuar më pak gola, por me performancat e tij ka ndihmuar ekipin katalanas që të fitojë shumë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat