Shaqiri, maniak i makinave luksoze, shikojeni koleksionin e tij që kalon 1 milion euro

Futboll

Shaqiri, maniak i makinave luksoze, shikojeni koleksionin e tij që kalon 1 milion euro

Më: 24 prill 2019 Në ora: 09:35
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri nuk po kalon momente të mira te Liverpool, por po e shijon jetën jashtë klubit.

Xherdan Shaqiri ka kohë që nuk ka shkelur në fushën e gjelbër, pasi Jurgen Klopp e ka humbur besimin në të.

Por, gjilanasi është duke e shijuar jetën në maksimum, duke bërë edhe disa investime të majme rreth vetes në Angli, përcjell The Sun.

Së fundmi, Shaqiri ka blerë një makinë të tipit Rolls Royce, që tani ka bërë në total dy, gjersa në koleksionin e tij janë edhe një Bently e një Mercedes G-Wagon.

Dy Rolls Royce kushtojnë 600 mijë euro, gjersa në garazhin e tij ka edhe një Touareg dhe disa motoçikleta.

Më poshtë mund t’i shikoni fotot e disa prej makinave që i posedon Xherdan Shaqiri.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat