Solskjaer nervozon Guardiolën

Futboll

Solskjaer nervozon Guardiolën

Më: 24 prill 2019 Në ora: 10:31
Solskjaer nervozon Guardiolën

Në prag të derbit të madh në Manchester trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer, lëshoi një deklaratë të habitshme, duke shigjetuar Manchester City-n dhe lojën e Pep Guardiolës: "Do ketë shumë faulle. Ata të mbytin në shkelma, duke shigjetuar kaviljet dhe thembrat. 

"Do duhet të jemi gati për presingun e City-t, sepse do të kemi përballë një rival agresiv, që sulmon që në mesfushën kundërshtare, duke shkaktuar edhe faulle për të mos lejuar nisjet në kundërsulm. Ndoshta është një taktikë për të marrë sa më pak kartonë të verdhë, nuk jepen shumë kartonë për faullet në fazën sulmuese".

Natyrisht, një deklaratë e tillë nuk mund të mos i raportohej Pep Guardiolës, i cili i çuditur reagoi: "Këtë e ka thënë Solskjaer? Me 65% apo 70%, si mund ta bëjmë ne atë gjë? Nuk më pëlqen ajo që Ole ka thënë. Skuadra ime nuk është ndërtuar ashtu, absolutisht. Futbolli është port kontakti, natyrisht që do ketë edhe faulle, por arbitrat për atë arsye janë në fushë, për të dhënë kartonë nëse nevojitet".

Ndonëse u mundua të evitonte debatin, Guardiola nuk u ndal: "Ndoshta është presion ndaj arbitrit Marriner, por nuk besoj se ka për të funksionuar si taktikë. Ne nuk luajmë ashtu, asnjëherë. Gjithsesi, nuk dua të merrem me arbitrin, sepse më pas më pezullojnë dhe nuk dua të futem në telashe".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat