Cristiano Ronaldo tregon muskujt gjysmë i zhveshur nga pushimet

Futboll

Cristiano Ronaldo tregon muskujt gjysmë i zhveshur nga pushimet

Më: 24 prill 2019 Në ora: 15:42
Cristiano Ronaldo, Georgina

Cristiano Ronaldo e ka publikuar një foto ku shihet gjysmë i zhveshur.

Cristiano Ronaldo është duke i kaluar pushimet luksoze me Georginan.

Nga atje ai e ka publikuar një foto në Instagram, imazh ku shfaqet gjysmë i zhveshur dhe tregon muskujt e formësuar.

Çifti i shumëpërfolur kanë zgjedhur Kroacinë për të pushuar pas një ndeshje spektakolare që Ronaldo pati me Juventusin  kundrejt Fiorentinës, kështu duke u shpallur kampion në Serie A.

 

?

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

Për yllin e skuadrës së Juves, Cristiano Ronaldon, ky ishte trofeu i parë i fituar me ‘Biankonerët’ dhe portugezi nuk ka fshehur gëzimin e tij andaj nuk ka pasur se si të mos e festoj këtë me gruan që ia ka marrë zemrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat