Kupa e Italisë, Piatek mund të kapë dy skuadra me një gol

Futboll

Kupa e Italisë, Piatek mund të kapë dy skuadra me një gol

Më: 24 prill 2019 Në ora: 17:31
Piatek

Milan dhe Lazio do të përballen në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë mbrëmjen e sotme dhe sulmuesi i kuqezinjve, Krzysztof Piatek, do të vihet në kërkim të golit të tij të nëntë në këtë edicion të kompeticionit.

Siç tregojnë të dhënat Opta, polaku mund të barazojë sulmin e dytë dhe të tretë më të mirë të kupës. Deri tani, në fakt, vetëm Fiorentina (12), Catania (9) dhe Novara (9) kanë shënuar më shumë se ylli i "Djallit". 

Ndeshja e parë mes Lazio-s dhe Milan-it, e luajtur 26 shkurtin e kaluar në "Olimpico", është mbyllur në barazim 0-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat