Arifaj: Pesë ndeshje për ne janë si 5 finale  - Bota Sot
Arifaj: Pesë ndeshje për ne janë si 5 finale 

Futboll

Arifaj: Pesë ndeshje për ne janë si 5 finale 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2019 Në ora: 16:37
Granit Arifaj

Dukagjini i Klinës e ka rastin e artë që të ngjitet në elitën e futbollit të Kosovës nëse i fiton pesë ndeshjet e fundit, kështu mendon sulmuesi i saj Granit Arifaj. Dukagjinasit janë në luftë të ashpër për vend të dytë së bashku me Besën dhe Vëllaznimin. Dukagjini renditet në vend të tretë me 50 pikë, ka dy me pak se Besa në pozitën e dytë dhe 10 se lideri Vushtrria ose tri më shumë se Vëllaznimi në vend të katërt. Arifaj tha se orarin e kanë më të mirë dhe kjo i bën optimist që ta arrijnë qëllimin. Motivi është rritur edhe më shumë pas fitores së madhe në Pejë me 1:0, rivalit direkt për vend të dytë, Besës.
  
“Bota sot”: Fitore që befasoi të gjithë në Pejë e FC Dukagjinit, a mendoni se jeni shumë afër vendit të dytë?
Granit Arifaj:
Mendoj që kjo fitore, mundem me thënë si 6 pikëshe, pasi që Besa është kundërshtar direkt për vend të dytë. Me këtë fitore janë rritur gjasat shumë për vendin e dytë, pasi na pret një orar më i lehtë se i Besës.
“Bota sot”: Pesë ndeshje deri në fund edhe 15 pikë të mundshme, a mendoni se orari do të jetë në favorin e skuadrës tuaj?
Granit Arifaj:
Mendoj që orari flet në të mirë tonin pasi kemi tri ndeshje vendas dhe dy mysafirë, edhe mendoj që pesë ndeshjet mundemi mi fituar.
“Bota sot”: Sfida e radhës me Istogun, pastaj i shkoni Bashkimit në Koretin dhe iu vjen lideri Vushtrria, a janë ndeshjet që domosdo i kërkoni pikët maksimale?
Granit Arifaj:
Në futboll nuk bënë të nënçmosh asnjë ekip si Istogu po ashtu edhe Bashkimi kanë ekipe të mira dhe duhet t’i marrim seriozisht, si dhe t’i fitojmë ndeshjet. Ndeshja me Vushtrrinë do të jetë më e vështirë por ne hyjmë për fitore dhe besoj që do të ia arrijmë.
“Bota sot”: A është rritur motivi edhe më shumë me fitoren në Pejë?
Granit Arifaj:
Ndeshja me Besën ka qenë ndoshta ndeshja e sezonit, për ne fitorja në Pejë na ka motiviuar shumë për ndeshjet e radhës.
“Bota sot”: Çka i duhet ekipit në pesë ndeshjet e fundit, të gjitha janë si finale?
Granit Arifaj:
Pesë ndeshje për ne janë si 5 finale, duhet të japim edhe atomin e fundit, të jem më të bashkuar se kurrë e t’i fitojmë këto ndeshje që ta inkuadrojmë Dukagjinin në Superligë. Prandaj, është një mundësi e artë edhe rast shumë i mirë, se nëse nuk e shfrytëzojmë zor që ka me na ardh ndonjë mundësi më si kjo.
“Bota sot”: Cila është atmosferë në klub dhe në qytet?
Granit Arifaj:
Atmosfera në klub nuk ka munguar kurrë edhe pas rezultateve të dobëta, kemi pas fatin që kemi një kryesi perfekte edhe trajnerin dhe Shtabin Teknik, gjithçka është perfekt me shikues e me të gjitha, fati është në duart tona veç me vazhduar synimin tonë. 
“Bota sot”: A e keni presionin edhe të Vëllaznimit?
Granit Arifaj:
Edhe Vëllaznimi është në garë për vend të 2-të, por krejt varet prej neve. Unë besoj se sivjet FC Dukagjini do të hyjë në Superligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...