Kuqezinjtë para derbit, Imeri: Jemi të gatshëm ndaj Shkupit

Futboll

Kuqezinjtë para derbit, Imeri: Jemi të gatshëm ndaj Shkupit

Më: 26 prill 2019 Në ora: 14:40
Kuqezinjtë para derbit, Imeri: Jemi të gatshëm ndaj Shkupit

Futbollisti i Shkëndijës, Omar Imeri, ka folur para derbit shqiptar, të javës së 31-të, kundër Shkupit, të shtunën (ora 16:00) pasdite në stadiumin e qytetit në Tetovë.

"Jemi të gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Shkupit dhe jemi të përgatitur maksimalisht që nga kjo ndeshje të nxjerrim rezultat pozitiv. Do të hyjmë në fushe pa emocione, pasi që ne jemi profesionist dhe fokusohemi maksimalisht të japim më të mirën pa marrë parasysh se cilin e kemi kundërshtar”, deklaroi Imeri.

Ai tha se nuk është hera e parë që luan kundër ish skuadrës së tij.

“Nuk do të jetë hera e parë të luaj kundër Shkupit, kështu që koncentrimi maksimal është të jap më të mirën në sukseset e Shkëndijës. Besoj se do te jemi në nivel dhe nga kjo ndeshje të dalim me rezultatin e dëshiruar", shprehet për Lajm, Omar Imeri.

Ndeshjet e javës së 31-të
(E shtunë, ora 16:00)

Shkëndija – Shkupi
Makedonija Gj.P – Renova
Akademija Pandev – Rabotniçki
Vardari – Bellasica
Pobeda – Sileksi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat